Futet në morg për t’i dhënë lamtumirën e fundit gruas së ndjerë, e zë infermierin duke bërë seks me kufomën e saj

527
Një burrë i cili kishte mbetur zemërthyer pas vdekjes së grua, kishte mbetur i shokuar kur kishte zënë infermierin duke bërë seks me kufomën e gruas së tij, në momentin kur u fut në spital për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Ai kishte rrahur aq keq maniakun seksual, i cili më pas është dorëzuar në polici në qytetin La Paza në Bolivi.
Tani Gover Macuchapi 27-vjeç po përballet me akuzë të rëndë – marrëdhënie seksuale me kufomën e një pacienteje e cila ishte e shtrirë në spitalin ku ai punonte.
Shefi i policisë Douglas Uzkivano, ka deklaruar se incidenti kishte ndodhur një orë pasi pacientja 28-vjeçe kishte vdekur në klinikën e La Paza.
“Familjarët e gruas së vdekur kishin shkuar në spital për t’i paguar shpenzimet e trajtimit të saj. Ndërkaq burri ishte futur në morg ku kishte zënë një infermier duke bërë seks me gruan e tij të ndjerë”, ka shtuar ai.
Burri i paemëruar ka deklaruar për mediat lokale se kishte goditur maniakun seksual kur e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte. Ndërkaq, infermieri është munduar të arsyetojë veprimin e tij duke thënë se ishte në gjendje shoku.
“Diçka ka ndodhur. Më duket sikur të ishte në ëndërr. Momenti tjetër më kujtohet goditja e burrit të gruas së ndjerë”, ka shtuar ai.
Në gjykatë kanë bërë të ditur se infermieri nuk mund të gjykohet për nekrofinë pasi një shkelje e tillë nuk ekziston sipas ligjeve të tyre.
Sigal