Futbollisti refugjat, Australia i shpëtoi jetën, i jep edhe nënshtetësinë

492
Sigal

Futbollisti refugjat që u arratis nga Bahrein dhe u mbajt në një burg të Tailandës për disa muaj, një periudhë ndalimi e tensionuar ndërmjet Australisë dhe vendeve të Gjriti, kur ai rrezikonte ta kthenin në vendin e tij, më në fund mori nënshtetësinë australiane të martën.

Hakkem Al Araibi, 25 vjeç, u largua nga Bahreini në vitin 2014, pasi u akuzua për krime gjatë protestave të “Pranverës arabe” në 2011, të cilat ai i mohoi. Atij i ishte dhënë statusi i refugjatit në Australi, por Interpoli kërkonte arrestimin e tij me kërkesë të Bahrein. Ndaj, kur në nëntor ai fluturoi për në Bankok për muajin e mjaltit, e arrestuan.

Pas një situate të tmerrshme që kaloi, më në fund dje ai u deklaroi gazetarëve në Melburn se tashmë është një australian, në ceremoninë për marrjen e nënshtetësisë që u bë në brigjet e lumit Yarra që përshkon qytetin.

Kryeministri Scott Morrison, që ndikoi për rilimin e tij nga paraburgimi në Tailandë, e takoi Araibi pas ceremonisë së marrjes së shtetësisë dhe i dorëzoi shiritin e  flamurit australian për xhaketë.

“Unë kisha një simbol të vogël që do të ta jepja sot, por unë kam ndërmend të të jap timin”, i tha kryeministri, futbollistit. “Mendoj se kjo është një ditë e jashtëzakonshme dhe ne ju urojmë mirëseardhjen në familjen tonë australiane.” Qindra përkrahës e brohoritën futbollistin: “Mirëserdhe në shtëpi, Hakeem!”