Fuqitë e mëdha në kërkim të një plani paqeje për Sirinë

475
Fuqitë e mëdha u mblodhën sot për të vazhduar përpjekjet e tyre për Sirinë, në kërkim të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që konfirmon një plan ambicioz amerikano-rus për një armëpushim dhe një zgjidhje politike. Shtatëmbëdhjetë ministrat e Punëve të Jashtme u mblodhën sot në një hotel në Nju Jork me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ministrit rus të Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov dhe të dërguarit të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Ministrat do të mblidhen më pas në selinë e Kombeve të Bashkuara me objektivin për të miratuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që miraton procesin e Vjenës. Ai parashikon një takim më 1 janar mes përfaqësuesve të opozitës dhe regjimit të Damaskut. “Hapi më i rëndësishëm që duhet bërë është të vazhdojmë të avancojmë drejt një armëpushimi real (…) mes grupeve të opozitës së armatosur dhe forcave të sigurisë të regjimit të Assad”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, i pranishëm në Nju Jork.
Sigal