Fuqi-para-seks, Kina arreston ish-ndihmësin e Presidentit Jintao

63
Autoritetet kineze kanë arrestuar një ish ndihmës të presidentit Hu Jintao. Ai është në hetim për korrupsion pasi është dëbuar nga Partia Komuniste. Qeveria e bëri të ditur lajmin ditën e hënë.
Sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të organizatës disiplinore të partisë: Ling Jihua 58 vjeç i cili ka punuar për ish-presidentin Hu Jintao, është akuzuar për pranimin e ryshfeteve të mëdha, duke vjedhur sekrete partiake dhe shtetërore, si dhe shfrytëzonte postin për përfitim të raportit seksual.
Nga viti 2007 deri në vitin 2012, Ling ishte drejtor i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë nën presidentin Hu Jintao, një pozicion krahasuar shpesh me shefin e stafit së Shtëpisë së Bardhë, duke e bërë atë një politikan jashtëzakonisht të fuqishëm në sistemin politik të një partie e cila dominon Kinën.