Funerali më i çuditshëm që keni dëgjuar

51
Një funeral shumë i çuditshëm është realizuar në Porto Riko. 26-vjeçari Fernando de Jesus Diaz Beato, i cili u vra me 15 plumba në fillim të muajit, i priti ulur në karrike ata që i erdhën për t’i dhënë përshëndetjen e fundit. Ishte pikërisht kjo dëshira e familjes së tij, që e donte djalin të ulur me këmbë të kryqëzuara në karrike, të veshur me rrobat e tij të preferuara, me një cigare mes gishtave dhe me sy hapur.
“Të gjithë janë të habitur pasi ta shohësh kështu, duket sikur është gjallë. Vendosëm ta ballsamosnim pasi ai ishte një djalë shumë i gëzuar, shumë aktiv dhe duam ta kujtojmë siç ishte”, thotë një nga motrat e tij. Shërbimi i funeraleve Marin në Rio Piedras është i njohur për shërbime të veçanta. Kjo është e nënta herë që ata e ulin në karrike të vdekurin, por është e para herë që sytë ia lënë hapur.