Fundosi anijen e peshkimit duke vrarë dy vëllezër, dorëzohet piloti i skafit në Greqi

95

Piloti i skafit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në zonën Thyni të Argolis, afër Porto Heli në Greqi, është dorëzuar në orën 10 të kësaj të shtunë pranë Autoritetit Portual së bashku me avokatin e tij.

Mbrëmjen e së premtes, 44-vjeçari duke drejtuar skafin me 10 turistë francezë (dy burra, tre gra dhe pesë fëmijë) përplasi një barkë peshkimi me tre persona në bord, duke shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen rëndë të një gruaje.

Viktimat të moshës 70 dhe 60 vjeç ishin vëllezër dhe banorë të rajonit Kranidi.

Hetimet në zonën detare vazhdojnë për të identifikuar çdo person të zhdukur që mund të ketë qenë në varkën e vogël të peshkimit që u fundos.