Fundosen dy varka në brigjet e ishullit Lezbos të Greqisë, deri tani 21 të vdekur

424
Dy barka të vjetra prej druri janë fundosur pranë brigjeve të ishullit grek Lezbos gjatë orëve të fundit. Nga mjeti i parë lundrues janë konfirmuar 16 viktima ndërkohë që 30 të tjerë rezultojnë të humbur nga operacioni masiv i kërkimit. Në aksionin e rojeve bregdetare janë përfshirë qindra vullnetarë. Ndërkohë në barkën e dytë ndodheshin afro 280 persona, ku deri më tani kanë humbur jetën 5 fëmijë dy burra dhe një grua. 

Autoritetet bëjnë me dije se 15 minorenë të tjerë, të moshës midis tre muaj dhe 15 vjeç, jaë dërguar menjëherë në spital për shkak të hipotermisë. Operacionet e kërkimit vazhdojnë teksa mjekët po u kujdesen për personat e mbijetuar. Fluksi i azil-kërkuesve është rritur së tepërmi në ishullin grek Lezbos. Udhëtimi prej 10 kilometrash nga Turqia është bërë edhe më i rrezikshëm për shkak të motit të keq dhe temperaturave që janë ulur.
Sigal