“Fuck your Islamism”, protesta e aktivistes shqiptare kundër ISIS

87
Zana Ramadani, një aktiviste fanatike për të drejtat e grave në Gjermani, ka realizuar një foto nudo, duke pozuar me flamurin e Shtetit Islamik, i cili është i përlyer me gjak menstrual, derisa në gjoks ka të shkruar fjalët “Fuck your Islamism”. Sipas saj, ISIS po keqpërdor simbolet fetare islame. Ramadani ka thënë se përmbajtja e flamurit që po përdoret nga kjo organizatë është deklarata islame (shehadeti), mund të ndihen të fyer shumë besimtar mysliman.
Ramadani, njihet për kritikat e saj të ashpra kundër Islamit dhe myslimanëve. E për këtë ajo vazhdimisht merr kërcënime, sidomos nga bashkëkombësit e saj shqiptar.