Fshihej 6 vjet në një kishë, ish-agjenti rus dorëzohet vullnetarisht

527
Një ish-agjent i KGB-së, i cili jetoi për 6 vjet në një kishë në Kanadë për të evituar dëbimin për në Rusi, është larguar nga Kanada, ka thënë avokati i tij. Mikhail Lennikov, 55 vjeçar, është larguar nga Kisha Luteriane e Vankuverit javën e kaluar pasi ka negociuar me Agjencinë e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë.
Avokati i Lennikovit, Hadayt Nazami ka thënë se klienti i tij vullnetarisht është larguar nga kisha ku po qëndronte që prej vitit 2009. Ai nuk tha saktësisht se kur Lennikov ka udhëtuar për në Rusi.Lennikov është përcjellë nga zyrtarë të Agjencisë për Shërbimeve Kufitare të Kanadasë për në Toronto, prej ku ai ka fluturuar për në Moskë, ka thënë avokati i tij.
Sigal