Fshati që ofron 70 mijë franga nëse shkoni të jetoni atje

849
Lajmi qe fshati Albinen në Kantonin Valis ofronte 70 mijë franga për ata që duan të jetojnë aty, u be menjëherë viral dhe kërkesat kane mbërritur te shumta nga e gjithë bota.
Por ne media, janë treguar vetëm detajet joshëse të lajmit dhe jo “njëqind” kushtet që duhen plotësuar për t’u bërë banorë të fshatit. Këtë lajm e kane transmetuar media të shumta nga Brazili, nga Meksika, Kina, Vietnami e Indonezia, e sidomos nga Ballkani dhe pjesa tjetër e Evropës.
“Nga të gjithë ata që janë paraqitur në komunën Albinen, në rastin më të mirë vetëm një në njëqind mund të merren seriozisht si aplikues”, thonë zyrtaret e komunës.
Por, të zhgënjyer do të ndahen e gjithë ajo mori e njerëzve nga shumë vende të botës të cilët ia kanë mësyrë fshatit me qëllimin e vetëm për të përfituar. Kjo në radhë të parë për faktin se të huajt që mund të merren në konsideratë, duhet të kenë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, vizën C. Dhe jo vetëm kaq.
Nga oferta mund të përfitojnë vetëm ata që mund të dëshmojnë posedimin e një projekti ndërtimor që i plotëson kushtet ose ndonjë kontratë të certifikuar blerjeje në këtë fshat si dhe të dëshmojnë se mund të investojnë aty së paku 200 mijë franga.
Shumën e famshme prej 70 mijë frangash duhet t’ia kthejnë mbrapsht komunës të gjithë ata përfitues që duan të braktisin fshatin pa i mbushur 10 vjet qëndrimi në të.
Por…ka edhe më: As për ata që i plotësojnë të gjitha këto kushte, ende asgjë nuk është e sigurt: sepse do të jetë Asambleja e Qytetarëve të Komunës ajo e cila të enjten që vjen do të vendosë për “Iniciativën për një stimulim aktiv të ndërtimit banesor”, e cila përfshin në vete ofertën tashmë famoze të 70 mijë frangave.

Imazh i ngjashëmRezultate imazhesh për AlbinenImazh i ngjashëm
Sigal