Frikë tek banorët në Indonezi, aktivizohet sërish vullkani ‘Marapi’

503
Vullkani Marapi i cili ndodhet në provincën Java Qendrore ka filluar sërish të hedhë hi dhe tym.
Qendra Vullkanologjike dhe Reduktimit të Katastrofave Gjeologjike në Indonezi (PVMBG) njofton se vullkani i cili ndodhet në qytetin Yogyakarta ka hedhur hi dhe tym në një lartësi prej rreth 5.500 metra.
PVMBG tha se në një hapësirë prej 5 kilometrash nga mali kanë filluar evakuimet e detyrueshme ndërsa edhe aeroporti Adisutjipto në Yogyakarta është mbyllur përkohësisht pasi në hapësirën ajrore për fluturime u përhap gazi dhe tymi.
Të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e hedhjes së llavës nga vullkani Merapi, i cili ndodhet në ishullin e Java-s dhe është në lartësi prej 2.968 metra.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” ndërsa atje gjenden 130 vullkane aktive.
Sigal