Frikë nga ‘tradhtia’, Isa Mustafa: Ata që shkelin parimet e LDK-së, cenojnë vlerat më sublime

445
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në ditën kur pritet konstituimi i Kuvendit ka thënë se LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj, kjo për shkak të dyshimeve se deputetë të kësaj force mund të mbështesin koalicionin PAN, duke i dhënë mundësinë për krijimin e qeverisë..

“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, shkruan ai.

Në fillim të seancës konstituive nuk ishte e pranishme as deputetja Teuta Rugova, për të cilën ka pasur mëdyshje nëse do të votojë për qeverinë Haradinaj.
Sigal