Frikë nga sulmet, Italia forcon sigurinë

468
Frika nga sulmet terroriste i ka detyruar edhe autoritetet italiane të përforcojnë masat e sigurisë. Sipas medieve italiane, masat janë ndërmarrë pas informacioneve për atentate të mundshme në vende të kultit sidomos në Romë dhe Milano.
Gjithsesi, bëhet fjalë për masa paraprake dhe jo për ndonjë kërcënim konkret. Ndër masat e marra bëjnë pjesë përforcimi i kontrolleve, shërbimet e mbikëqyrjes dhe ngritja e postblloqeve në Romë e Milano.
Sipas FBI-së, që ka dhënë edhe informacionet për autoritetet italiane, shënjestra të mundshme mund të jenë sheshi “Shën Pjetër” në Vatikan dhe teatri “La Scala” në Milano.
Sigal