Frikë ndaj sulmeve terroriste, mbyllet xhamia në Francë

487
Sigal

Frika nga sulmet e mundshme terroriste, ka detyruar qytetin juglindor të Grenoble të mbyllë përkohësisht një xhami në të cilën imamët dyshoheshin si “xhihadistë të armatosur”.

Mbi 400 besimtarë faleshin në atë xhami çdo ditë.

Xhamia Al-Kawthar, e vendosur në një lagje të populluar të Rue des Trembles të Grenoble, është bërë tokë pjellore për shpërndarjen e “ideve dhe teorive që provokojnë dhunë, urrejtje dhe diskriminim”, tha prefektura lokale.

Prefektura pretendonte se Imami legjitimonte “xhihadistët e armatosur … Sheriatin dhe diskriminimin ndaj grave”.

Predikimet e imamit dyshohet se nxitnin urrejtje ndaj atyre që praktikonin fetë e tjera. Xhamia tani do të mbyllet për gjashtë javë.

Për ta bërë këtë, autoritetet e Grenoble përdorën një ligj të veçantë francez që merret me parandalimin e sulmeve terroriste dhe kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.

Qyteti, i cili strehon mbi 162,000 banorë, ka të paktën 20 xhami, duke përfshirë Al-Kawthar, sipas një faqe interneti lokale të orientuar nga myslimanët.