François Hollande, thirrje për “vëllazëri” dhe “optimizëm” pas një viti tragjik

415
Presidenti francez, François Hollande u bëri sot thirrje shtetasve të tij për “solidaritet” dhe “vëllazëri” dhe “optimizëm” pas vitit që po lënë pas, 2015, vit “i trishtë dhe i dhimbshëm” shënuar nga sulmet terroriste të janarit dhe nëntorit. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve në ”Elysee” në formë shpërblimi për projektet inovative sociale, Hollande deklaroi se ”ajo që po kërcënon shoqërinë tonë, janë muret, muret midis individëve, muret midis terroristëve, muret midis kategorive sociale, muret midis besimeve fetare dhe bindjeve”.

“Izolimi, ndjenja e lënies mënjanë, braktisjes, është ajo që në një moment të caktuar mund të ndryshojë edhe mendjet më republikane”, paralajmëroi ai, pas zgjedhjeve rajonale në fillim të dhjetorit të shënuara nga një avancimi i paprecedentë i partisë së ekstremit të djathtë “Fronti Kombëtar”. “Ajo çka aspirojnë ata që na sulmojnë, është të na ndajnë, të na veçojnë, të na lënë në hijen e frikës, të strukur në vetvete, të na errësojnë të ardhmen, të na pengojnë në realizimin e projekteve tona”, u shpreh ai.
Sigal