Francois Hollande i kërkon Erdoganit, bashkimin e vendit pas fitores së zgjedhjeve

496
Presidenti francez, Francois Hollande i bëri thirrje homologut turk, Recep Tayyip Erdogan për bashkim dhe harmoni të vendit pas fitores bindëse të partisë së tij në zgjedhjet legjislative, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot, theksoi presidenca franceze. “Gjatë kësaj bisede të zhvilluar nga Pekini nga presidenti francez, Hollande, në kuadër të një vizite shtetërore në Kinë, dy drejtuesit folën se si mund të vazhdojnë bashkëpunimin për çështjen e refugjatëve në Siri”, shtoi i njëjti burim.

Fitorja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, islamo-konservatore) e presidentit Erdogan ka rritur frikën për devijime autoritare. Suksesi i tij në zgjedhjet e djeshme është pritur me unanimitet si një dëshirë për stabilitet të zgjedhësve turq, në një vend të përballur në fund të verës me rifillimin e konfliktit kurd dhe kërcënimin xhihadist, pas atentatit kamikaz që shkaktoi 102 të vdekur tre javë më parë.
Sigal