Francezët thonë fjalën e tyre, dalin rezultatet e para

472
Liberali i qendrës Emmanuel Macron dhe liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen kanë fituar raundin e parë të votimeve në zgjedhjet presidenciale në Francë.
Sipas sondazheve të para, Macron ka marrë 23.7 përqind të votave, ndërsa Le Pen, 21.7 përqind.
Dyshja u përball me një kundërshtar të fortë nga qendra e djathtë, si François Fillon dhe Jean Luc Melenchon të ekstremit të majtë.
Tashmë Macron dhe Le Pen do të përballen sërish më 7 Maj.
Cilido del fitimtar në raundin tjetër, votimi shënon një rrëshqitje nga partitë e majta dhe të qendrës së djathtë që kanë dominuar prej shumë kohësh politikën franceze.
Pjesëmarrja në nivel kombëtar, sipas BBC, duket e ngjashme me zgjedhjet e fundit të mbajtura në vend, në vitin 2012
Sigal