Francezët peticion kundër ngacmimit të femrave nga politikanët

486
Sigal

Franca po diskuton në internet, tek hashtagu ‪#‎CulotteGate‬ për abuzimet seksuale në Francë. 500 gra dhe burra kanë nisur në gazetën “Libération” një peticion kundër ngacmimit seksual nga ana e politikanëve. “Në përgjithësi për gratë është e vështirë të flasin në lidhje me këtë lloj dhune, por në mikrokozmosin politik, një gjë e tillë pa dyshim është e përforcuar”, thuhet në peticion. Fjalë për ngacmime seksuale dëgjohen shpesh, por ndaj tyre nuk ndërmeret asgjë.