Francezët, kombi me opinionin publik më të irrituar në evropë

385
Sigal

Ndërmjet gjashtë vendeve më të mëdha evropiane, Franca ka opinionin publik më të irrituar, sipas një sondazhi që mbuloi edhe Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Austrinë dhe Poloninë.

Sondazhi, i paraqitur në prag të zgjedhjeve evropiane të majit thotë se 87% e francezëve kanë ndjenja negative, ndërkohë që te spanjollët kjo ndjenjë është në nivelin 86%, te polakët 67, të italianët 63 dhe te gjermanët 61%.

”Të paktën 49% e francezëve janë të irrituar, të frikësuar apo të pakënaqur dhe 39% e tyre duan ndryshime radikale. Të paktën 81% e francezëve mendojnë se elitat janë kundër tyre”, sipas sondazhit.

Francezët kanë përqindjen më të lartë edhe kur bie fjala për daljen nga BE, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ata renditen të parët me 17%, pastaj austriakët 13, më pas gjermanët 11, italianët tetë dhe polakët dhe spanjollët shtatë për qind. Sondazhi u krye nga një konsorcium i instituteve europiane të kërkimit, përfshirë institutin italian SWG, atë gjerman INSA, francez IFOP, spanjoll SIGMA DOS dhe institutin polak IBRiS.