Francë, WWF: Toka ka humbur 60% të kafshëve në 44 vitet e fundit

402
Sigal

Gjitarët, zogjtë, peshqit, zvarranikët dhe amfibët gjithmonë e më tepër nën presionin e njeriut.

”Toka po përjeton një humbje prej 60% të popullsisë së vertebrorëve të egër midis harkut kohor 1970-2014”, njoftoi Fondi Botëror për Natyrën (WWF) në raportin e tij të përvitshëm ”Planeti i gjallë”.

”Pakësimi i faunës përfshin të gjithë globin, me rajone veçanërisht të prekura si Tropiku”, sipas edicionit të 12 të këtij raporti i publikuar sot me Kompaninë Zoologjike të Londrës dhe i bazuar në monitorimin e rreth 16 700 popullatave të kafshëve (4 000 specie).