Francë, vriten dy punonjës policie në një sulm terrorist

443
Një shef i policisë lokale dhe partnerja e tij u vranë mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e tyre në periferi të Parisit. Djali i tyre tre vjeçar është shpëtuar nga policia, ndërsa këta të fundin asgjesuan sulmuesin që u identifikua si Larossi Abballa. Presidenti francez Francois Hollande, tha se vrasja ishte “padyshim një akt terrorist” që ndodhi në një periudhë kur Franca ka shtuar masat e sigurisë si vend mikpritës i kampionatit evropian të futbollit.
Abballa, 25 vjeçar, ishte dënuar në vitin 2013 me tre vjet heqje lirie për rekrytimin e luftëtarëve për xhihad në Pakistan. Agjencia e lajmeve e grupit Shteti Islamik, tha se grupi është përgjegjës për sulmin, por grupi ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për të njoftuar nëse sulmuesi ishte nga radhët e tij.
Shefi 42 vjeçar i policisë u vra para shtëpisë së tij në Magnanville, rreth 55 kilometra në perëndim të Parisit, para se Abballa të hynte në shtëpi dhe të vriste gruan e tij që ishte po ashtu zyrtare e policisë.
Sigal