Francë, vijon greva e punonjësve të shërbimit hekurudhor

521
Plani i presidentit francez Emmanuel Macron për rindërtimin e hekurudhës shtetërore ka shkaktuar një valë protestash të punonjësve të shërbimit të transportit. Sindikatat kanë paralajmëruar vazhdimësi të grevave dhe tubimeve, të cilat kanë vështirësuar lëvizshmërinë e udhëtarëve në Francë.
Vala e grevave të transportit në Francë ka lënë të paralizuar udhëtarët, të cilët gjenden kështu të përfshirë në përballjen mes qeverisë dhe sindikatave të shërbimit hekurudhor. Punonjës të trenave nisën javën e kaluar tre muajt e protestave kombëtare kundër reformave ekonomike të presidentit Emmanuel Macron, i cili ka planifikuar rindërtimin e hekurudhës shtetërore SNCF.
Bisedimet mes punëtorëve dhe ministrave deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme, gjë që ka detyruar disa sindikata të ashpërsojnë qëndrimet e tyre. Ndërkaq, qeveria këmbëngul se reforma në hekurudhën shtetërore përmban shumë aspekte pozitive, siç është edhe përfundimi i garancisë së punës së përjetshme për stafin hekurudhor.
Plani i qeverisë gëzon mbështetje të gjerë në publik dhe sipas një sondazhi të publikuar në Gazetën e së Dielës, 56% e francezëve mendojnë se ndalesat në shërbimin e transportit janë të pajustifikuara.
Sigal