Francë, Valls: Nuk përjashtohet rreziku i luftës kimike

445
Grupi militant i ISIS mund të pajisë veten me armë kimike e biologjike në sulmet e ardhshme terroriste në Europë, paralajmëroi kryeministri francez Manuel Valls.
Valls tha se Franca përballet nga një kërcënim serioz nga bashkëpunëtor e lidhur me perosnat e armatosur dhe autorët që kryen sulmin më 13 nëntor në Paris, ku mbetën të vrarë 129 persona.
“Ne nuk duhet të përjashtojmë asgjë,” tha ai. “Duhen marrë të gjitha masat e nevojshme. Por ne e dimë dhe e kemi të ngulitur në mendje se ekziston rerzuku i armëve kimike e bakterologjike”.
Valls paraqiti një projekt-ligj në parlamentin francez që do të zgjazë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit për 3 muaj. Më pas projektligji do të shkojë në Dhomën e Lartë të premten.
Ai tha: “Terrorizmi goditi Francën, jo për shkak të atyre që kjo e fundit po bën në Siri e Irak, por për atë çka Franca është”.
Ndërkohë, Ministria e Brëndshme franceze dhe zyra e prokurorit të Parisit thanë se ende është i paqartë fat ii ‘trurit’ të sulmeve në Paris, pas aksionit policor të mërkurën në Saint Denis.
Sigal