Francë/ Tentoi të hyjë në një komisariat, vritet burri i veshur me eksploziv

487
Kryeqyteti i Francës, Parisi është tronditur sërish sot nga një ngjarje e rëndë. Një person ka vdekur, ndërsa tentonte të hynte në një rajon policie.
Mediat franceze raportojnë se një burrë i armatosur, me thikë në dorë dhe me rrip eksplozivi në trup ka tentuar të hyjë në komisariatin nr. 18 në Paris. Nga brenda komisariatit i janë përgjigjur me të shtëna duke e lënë të vdekur në rrugë.
Dëshmitarët okularë thonë se mbi trupin e personit ende të paidentifikuar ështe qëlluar dy apo 3 herë.
Policia franceze ka nisur sakaq hetimet për terrorizëm
Sigal