Sigal

Fronti Kombëtar i Marinë Le Pen mundi për herë të parë në një sondazh të quajtur “Elabe” lëvizjen “En Marche” të presidentit të republikës franceze, Emanuel Makron, në funksion të zgjedhjeve evropiane të majit.

Sipas studimit të kryer për televizionin Bfm-Tv, partia e “lepenistëve”, e lidhur me zëvendëskryeministrin italian Mateo Salvini, mblodhi 20% të pyeturve të sondazhit, një rritje me 0.5% krahasuar me majin e kaluar, kundrejt 19.5% të listës “En Marche” , e cila ka humbur 4.5 pikë në pesë muajt e fundit.