Francë – Shyhet seanca gjyqësore për ish kryeministrin Ramush Haradinaj

543
Gjykata në Colmar të Francës ka shtyrë vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Seanca e radhës është shtyrë për në 6 prill, ndërsa Haradinaj pas këtij vendimi tha se ky është një vendim i turpshëm.

“Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë” ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
Sigal