Sigal

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së shtunës jo shumë larg teatrit “Folie Bergere” në një furrë buke.

Siç raportojë mediat vendase një pallat është në flakë dhe ka mbi 20 persona të plagosur dy në gjendje të rëndë. Ndërkohë ende nuk ka asnjë informacion për arsyen e shpërthimit ndërsa dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në furrën e bukës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku.