Sigal

Një shqiptar është bërë protagonist krimi në Francë, pasi ka vrarë një person me thikë dhe ka plagosur një tjetër.

Siç raportojnë mediat francezë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon”.

Menjëherë pas krimit në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht një prej të plagosurve nuk mundi të mbijetojë, ndërsa tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Sipas raporteve të para, vrasësi dhe viktima ishin në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata u takuan rastësisht dhe pas një grindje që ndodhi para disa dëshmitarëve shqiptari e qëlloi me thikë.  Megjithëse, rrethanat mbeten ende të paqarta, shkruan Francebleu.fr.