Francë, sekuestrohen 539 kg kokainë në kufirin me Spanjën, dy në pranga

588
Dogana franceze sekuestroi 539 kilogramë kokainë, me një vlerë prej miliona eurosh në tregun klandestin, në fillim të javës pranë Perpignanit, në kufirin mes Francës dhe Spanjës.
Sipas një burimi nga vendngjarja, sekuestrimi u realizua të hënën në kufirin franko-spanjoll, gjatë një kontrolli rutinë.
“Dy persona u arrestuan”, sipas këtij burimi.
Trafiku përfshinte Spanjën dhe Holandën.
Spanja është pika kryesore e hyrjes së drogës në Evropë, nga fakti i afërsisë me Afrikën e Veriut, rajon prodhues i kanabisit dhe i lidhjeve me Amerikën e Jugut nga ku vjen kokaina.
Dy muaj më parë, në nëntor 2017, një filial ndërkombëtar i trafikut të drogës u kap në rajonin e Bordosë nga policia franceze, mbështetur nga kolegët spanjollë dhe agjencia e anti-drogës amerikane.
Rreth 1,2 tonë kokainë u sekuestruan në një qytet të zonës turistike të Lacanaus.
Sigal