Francë, reputacioni i Hollande rritet 50% pas sulmeve terroriste

438
Shkalla e reputacionit e presidentit francez, François Hollande ka shënuar rritje pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit, me 22 pikë brenda një muaji për të arritur në 50% të opinioneve pozitive, sipas një sondazhi të publikuar sot nga organizatat IFOP/Fiducial kryer për llogari të mediave “Paris Match” dhe “Sud Radio”. Ky është rezultati më i mirë i shënuar për presidentin socialist që prej vitit 2012, viti i zgjedhjes së tij në krye të shtetit.

Shkalla e popullaritetit e Hollande që kishte shënuar rënie në kontekstin e rritjes së nivelit të papunësisë, është regjistruar me rritje të ndjeshme me (+21 pikë) janarin e vitit të kaluar. “Për të dytën herë brenda një viti u vu në dukje një rritje e mprehtë e popullaritetit të presidentit”, shprehet Frédéric Dabi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i IFOP-it. Francezët që e përkrahin vijën politike të François Hollande janë tashmë më të shumtë në numër se ata që e kundërshtojnë atë (49 për qind).
Sigal