Francë/ Rekord turistësh pavarësisht grevave të jelekëverdhëve

429
Sigal

Hoteleria franceze ka qenë e mbushur plot turistë në 2018, një frekuentim rekord që mund të kishte qenë edhe më i lartë nëse nuk do të kishte pasur greva në pranverë në transporte dhe mbi të gjitha ajo e jelekëverdhëve, manifestimet e të cilëve prekën hotelerinë në dhjetor, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave (INSEE).

“I gjithë sistemi i hotelerisë turistike në vend regjistroi 438,2 milionë netë vitin e kaluar, ose nëntë milionë më shumë se sa në 2017”, sipas të dhënave të INSEE-së.

Instituti vendos theksin mbi një rekord të ri frekuentimi, pavarësisht një viti të shënuar nga lëvizjet sociale kombëtare shumë të mëdha të zhvilluara në dy faza, ku e para ishte ajo në transportet ajrore dhe hekurudhore në tremujorin e dytë dhe më pas ajo e jelekëverdhëve duke filluar në mes të nëntorit.