Francë, policia shmang sulmet ndaj kishave, arreston algjerianin

535
PARIS – Policia franceze ka arrestuar një njeri të dyshuar për planifikimin e sulmeve ndaj “një apo dy kishave”.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, sipas të cilit, studenti 24 vjeçar i shkencave kompjuterike, njihej nga shërbimet sekrete për dëshirën e tij për të udhëtuar në Siri.
Në shtëpinë dhe makinën e të riut me kombësi Algjeriane janë gjetur mjaft armë lufte. I dyshuari u arrestua pasi të dielën kishte qëlluar veten pa dashje dhe më pas ka kërkuar ndihmën e ambulancës. Hetimet e mëtejshme të policisë vërtetuan se ai po tentonte të kryente një sulm.
Franca u godit në fillim të këtij viti nga një sulm vdekjeprurës në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe një tjetër në një supermarket hebrenjsh.
Sigal