Francë, policia identifikon autorin e sulmit në Nice

64

Policia franceze ka identifikuar autorin e sulmit terrorist në Nisë të Francës: ai quhet Mohamed Lahouaiej Bouhlel me origjinë nga Tunizia. Forcat speciale franceze kanë kontrolluar edhe shtëpinë e atentatorit. Ndërkohë, gazeta gjermane “Bild”, në versionin e saj ‘online’, raporton se deri tani numërohen 10 fëmijë të vrarë nga përplasja me kamionin në bulevardin kryesor të qytetit.