Sigal

Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1,600 personave, shumica prej tyre ndodheshin nëpër kampe, kanë njoftuar zyrtarët.

Shumica prej të cilëve fëmijë dhe siç raportohet të paktën një person ishte mbytur. Një 70 vjeçar gjerman i cili mbikqyrte fëmijët në kamp është i humbur.

I bllokuar nga një përrua që po vinte me shpejtësi të madhe, ai kërkoi strehë brenda makinës së tij, por ajo u rrëmbuye nga ujërat. Një operacion kërkim shpëtimi po punon për gjetjen e tij.

Zonat më të goditura janë Gard, Ardeche dhe Drome. Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë, si dhe katër helikopterë, janë vendosur në këto zona.

Përmbytjet vijnë pasi Franca jugore dhe shumica e Evropës përjetuan një mot të nxehtë.Në një kamp veror në Saint-Julien-de-Peyrolas, 119 fëmijë u evakuan.Disa njerëz janë dërguar në spital me dëmtime të lehta.