Sigal

Prej disa ditësh, qytetarët francezë kanë vërshuar rrugëve të qyteteve të tyre në shenjë proteste kundë rritjes së çmimit të karburantit.

Ndërkohë që para 4 ditësh protestës iu bashkua edhe policia, sot mësohet se së bashku me ta janë edhe punonjësit e zjarrfikëses dhe ata të ambulancave.

Aktivistët e quajtur “Jelekët e verdhë” kanë arritur që të nxjerrin në rrugë mbi 280 mijë francezë, me të cilët para pak ditësh u solidarizuan edhe disa policë duke i dhënë kuptim shprehjes “Policia është në mbrojtje të qytetarëve”.

Mësohet se zjarrfikësit kishin edhe kërkesa të tyre specifike përveç mos rritjes së çmimit të karburantit. Janë rreth 350 zjarrfikës që përveç rritjes së çmimit të karburantit protestuan për rritje pagash, nivele më të larta personeli dhe përmirësim të kushteve të punës.

Ndërkohë në Shqipëri ndodh e kundërta. Policia që paguhet nga taksat e qytetarëve, jo vetëm që nuk përkrah qytetarët të cilëve po u prishen shtëpitë, nga një projekt që opozita e quan si korruptiv, por i dhunon ata, duke mos kursyer as minorenët.

Për më shumë shihni fotot dhe videot e mëposhtme:

Zjarrëfikësit on Vidnews.

Ambulancat solidarizohen me protestuesit në Francë on Vidnews.