Francë, Parisi ngrin të ardhurat e entiteve siriane dhe libaneze

555
Sigal

Franca ngriu sot të ardhurat për shtatë entitete në Siri, në Liban dhe në Kinë për përfshirjen e tyre të dyshuar në programin e armëve kimike siriane, sipas tre vendimeve të publikuara në Fletoren Zyrtare.

Kompanitë “Al Mahrous Group” (Damask), përfshirë dy filiale në Dubai dhe në Egjipt, “Sigmatec” (Damask), “Technolab” (Liban) si dhe një shoqëri që ndodhet në Guangzhu në Kinë janë regjistruar gjithashtu, raporton (Atsh)

Dy shtetas sirianë janë prekur gjithashtu, si dhe një person i lindur në vitin 1977 në Liban, kombësia e të cilit nuk është përcaktuar.

Franca ngriu në janar të ardhurat e 25 entiteteve dhe zyrtarëve të kompanive siriane, por gjithashtu franceze, libaneze apo kineze, dyshuar për përfshirje në programin sirian të armëve kimike.