Francë: Parandalohet një sulm ndaj policisë dhe ushtrisë

491
Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve bëri të ditur se policia franceze ka parandaluar një sulm ndaj policisë dhe ushtrisë në qytetin Orleans, në jug të Parisit. Cazeneuve tha se dy shtetas francezë, njëri 20 dhe tjetri 24 vjeç, janë duke u marrë në pyetje. D të dyshuarit ishin “në kontakt me një xhihadist francez në Siri dhe po hetohet për të zbuluar nëse ai i ka urdhëruar sulmet të cilat, siç e ka pranuar njëri nga të arrestuarit, ishin planifikuar për tu kryer”. Ministri tha se dhjetë sulme janë penguar këtë vit në Francë, vend i cili ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme sidomos që nga nëntori kur gjatë disa sulmeve terroriste në Paris janë vrarë 130 persona.
Sigal