Francë/ Manuel Valls: Emigrimi i pashembullt, Evropa të gjejë zgjidhje të përbashkëta!

448
“Jemi përballë një fenomeni të pashembullt të emigrimit. Duhet bashkëveprimi i mbarë Europës. Bashkimi Europian nuk mund ta braktisë Italinë dhe Greqinë”. Kështu deklaroi sot kreu i qeverisë franceze, Manuel Valls. Sipas tij, “Është e rëndësishme që Europa të vijojë në rrugën e saj të respektimit të principeve të saja humanitare, solidare dhe vendimtare”. Valls shton se në Bruksel duhet të gjendet një zgjidhje gjithsesi.
Sigal