Francë, Macron fitues me 23.75% të votave, e pason Le Pen me 21.53%

441
Emanuel Macron me gjasa do të jetë presidenti i ardhshëm i Francës. Raundi i parë i votimeve të zhvilluara një ditë më parë, e nxjerr 39-vjeçarin fitues me 23.75% të votave, ndërkohë që pas tij renditet liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen me 21.53 %. Ndërkohë, partitë e mëdha kanë mbetur jashtë pallatit presidencial, teksa kandidatët e tyre kanë marrë reeth 19% të votave secili. Macron e Le Pen do të përballen tashmë në raundin e dytë të presidencialeve, që do të mbahet në 7 maj. Fitorja e Macron ka çuar në rritjen e euros kundrejt dollarit pas 5 muaj renie të saj.

Nuk ka më asnjë dyshim, Emanuel Macron dhe Marie Le Pen do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë në 7 maj. Sipas rezultateve përfundimtare, Macron renditet i pari me 23.75% të votave, përballë 21.53% që mori liderja e Frontit Nacional Marinë Le Pen. Pas tyre, të eliminuarit në raundin e dytë janë Francois Fillon me 19.91% të votave dhe Jean-Luc Melenchon me 19.64 përqind të votave. Në fjalimin e fitores, Macron premtoi se do të jetë presidenti i të gjithëve.

“Populli francez vendosi që unë të kryesoj raundin e parë të këtyre zgejdhjeve. Shpresoj të bëhem Presidenti juaj dhe dua të jem Presidenti i të gjithëve, Presidenti i patriotëve përballë kërcënimit të nacionalistëve.”

Kurse liderja e Frontit Nacional Marinë Le Pen tha tha se rezultati ka qenë historik duke premtuar një Francë të re.

“Ne e kemi bërë hapin e parë që do t’i çojë francezët në Pallatin Elysee. Kjo është historike dhe më jep përgjegjësinë e madhe për mbrojtjen e kombit francez, unitetin e tij, sigurinë, kulturëm, prosperitetin dhe Pavarësinë.”

Ndërkohë, presidenti ende në detyrë, Francois Hollande, ka telefonuar Emmanuel Macron, për t’i uruar atij rezultatin e raundit të parë të votimit. Për herë të parë, dy partitë e mëdha, republikanët e socialistët kanë mbetur jashtë pallatit presidencial. Rivalë të ndryshëm politikë pritet të bashkojnë tashmë forcat për të mbajtur Frontin Kombëtar larg pushtetit. Francois Fillon ka dalë fare hapur kundër Le Pen, duke deklaruar se ai do t’i ftojë votuesit e tij të votojnë për Macron. Ekstremizmi, ka deklaruar ai, sjell vetëm fatkeqësi dhe ndarje. Ndërkohë, të menjëhershme kanë qenë edhe protestat kundër Le Pen.

Raundi i parë i zgejdhjeve në Francë ka ndikuar edhe në tregun valuator. Pas pesë muaj rënie eruo është rritur kundrejt dollarit menjeherë pas shpalljes së fitores së Emanuel Macron.
Sigal