Sigal

Ne do të jemi gati në rast të Brexit-i të vështirë, pohoi kryeministri francez, Edouard Philippe gjatë një vizite në Kale (veri), një ditë pas prezantimit të një plani përgatitor në rast të daljes pa marrëveshje nga Britania e Madhe.

I shoqëruar nga ministrat francezë Gerald Darmanin, përgjegjës për Doganat dhe Nathalie Loiseau (Çështjet Europiane), kryeministri bëri një inspektim për avancimin e punimeve për rehabilitimin e zonës së Eurotunnel-it përpara vizitës në portin e Kalesë ku u takua me drejtorë të porteve dhe zyrtarë të doganave, transmeton Atsh.

Më pas ai shkëmbeu mendime për rreth një ore me drejtuesit e SME-ve (bizneset e vogla dhe të mesme) në lidhje me masat që do të ndërmerren përballë një Brexit të ashpër, tre ditë pas refuzimit të marrëveshjes europiane nga Parlamenti Europian.