Francë, kapen në trailer 48 klandestinë shqiptarë

466
Sigal

PARIS- Sërish në kërkim të një jete më të mirë, duke rrezikuar gjithçka. Gjatë ditës së djeshme janë ndaluar 48 emigrantët klandestinë shqiptarë, të cilët ishin futur në një kamion-frigorifer që po udhëtonte drejt Britanisë së Madhe. Sipas BBC, në kamionin që është ndaluar në kufirin e Francës kanë qenë 41 meshkuj dhe 7 femra. Kamioni është kontrolluar në pikën e kalimit kufitar në hyrje të tunelit të “La Manshit” që lidh Francën me Britaninë e Madhe. Kamioni drejtohej nga një shofer rumun dhe nuk është sqaruar ende se nga cili vend ishte nisur dhe çfarë po transportonte. Nga emigrantët klandestinë shqiptarë, 3 ishin të mitur. Pas zbulimit të tyre, emigrantët dhe shoferi u janë dorëzuar autoriteteve franceze që po bëjnë hetime të tjera më të hollësishme. Ndërkohë, policia franceze ka shkarkuar kreun lokal të saj për këtë ngjarje.