Francë, jep dorëheqjen ministrja franceze e sporteve

514
Sigal

Ministrja franceze e sporteve, Laura Flessel tha të martën se po jepte dorëheqjen nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron për arsye personale.

Ish-kampionja e Olimpiadës, midis ministrave më të njohur të Macron, dha dorëheqjen pak para riorganizimit të pritshëm të kabinetit qeveritar francez.

“Unë do të vazhdoj të jem një mike e besueshme e presidentit dhe kryeministrit, me të cilët ndaj vlerat dhe patriozimin,”-tha Flessel në një deklaratë.

Ministri francez i mjedisit Nicolas Hulot tha se po largohej gjatë një interviste në fund të gushtit, duke përmendur mungesën e përparimit në çështjet e gjelbërimit.

Macron shpreson që të rregullojë problemet që kanë prekur mandatin e tij presidencial prej 16 muajsh dhe të ri-aktivizojë reformën e tij ekonomike me një riorganizim të kabinetit të martën.