Francë/ Jelekëverdhët lajmërojnë marshimin gjigant

112

Dhjetëra mijëra protestues antiqeveritarë do të rikthen sërish në protesta. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrethrrotullimet në zonat rurale e do të marshojnë, nëpër qytete këtë fundjavë për të shënuar përvjetorin e parë të njërës prej lëvizjeve protestuese më të pazakonta dhe afatgjata në historinë franceze.

Vitin që shkoi, mijëra franceze veshën xhaketat fluoreshente e dolën ta tregonin nëpër rrugë zemërimin për rritjen e taksave të karburantit; ky zemërim më pas do t`u jepte jetë një lëvizjeje më të gjerë që ka lënë gjurmë në politikën franceze.

Protestat e detyruan qeverinë të njoftonte miliarda euro zbritje të taksave, por tubuesit ende këmbëngulin se këto masa nuk ishin të mjaftueshme.