Francë, Hollande: Do intensifikojmë sulmet ajrore mbi Siri

427
Presidenti i Francës, Francois Hollande flet në Kongres lidhur me sulmet e së premtes. Gjatë fjalës së tij ai tha se sulmet e së premtes ishte kundër Francës, vlerave dhe mënyrës së jetesës së saj. Hollande tha se Siria është fabrika më e madhe e terrorizimit në botë. dhe se Franca do të angazhohet jo vetëm në frenimin, por edhe në shkatërrimin e saj.
“Kemi të bëjmë me një gjendje të jashtëzakonshme. Duhet riparë Kushtetuta franceze. Do të reagojmë ndaj tyre sepse terrorizmi kërcënon gjithë botën. Do intensifikojmë sulmet ajrore. Ata vrasës nuk përfaqësojnë civilizimin dhe do të humbasin Kemi planifikuar sulmet në luftën ndaj xhihadizmit. Nuk do ketë reduktim të numrit të ushtarëve”, tha Hollande.
Sigal