Francë: Fronti Kombëtar kërkon fitoren e raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale

474
Në Francë po votohet sot në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale. Partia e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, ka fituar 6 nga 13 rajone në raundin e parë që është mbajtur javën e kaluar. Por sondazhet tregojnë se opozita republikane e Nikolas Sarkozi që renditet e dyta, ka fituar disa pikë ditët e fundit.

Fronti Kombëtar synon që për herë të parë të ketë drejtimin e një rajoni. Por, partia e Lë Pen përballet me një betejë të vështirë pasi Partia Socialiste e cila është në pushtet, ka tërhequr dy kandidatët e saj nga rajonet kryesore, dhe u ka bërë thirrje votuesve që t’i mbështesin republikanët konservatorë që udhëhiqen nga ish-presidenti, Nicolas Sarkozy. Sondazhet e opinionit kanë treguar se popullariteti i Frontit Kombëtar, parti që kundërshton migracionin dheBashkimin Evropian, është rritur pas sulmeve në Paris. Rajonet franceze kanë kompetenca të gjera mbi transportin lokal, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.
Sigal