Francë – Fillon apo Juppe?! Orë vendimtare për kandidatin e republikanëve

443
François Fillon apo Alain Juppe?! Është kjo dilema hamletiane për republikanët, e cila pritet të marrë një përgjigje përfundimtare brenda ditës së sotme.

Konservatorët do të zhvillojnë një mbledhje në orët e mbrëmjes, për të përcaktuar përfundimisht se cili do të jetë kandidati që do të përfaqësojë këtë forcë politike në zgjdhjet presidenciale.

François Fillon arriti që të triumfojë në garën partiake, e megjithatë, popullariteti i tij ka ardhur gjithnjë e në rënie javët e fundit për shkak të një skandali të publikuar nga mediat, të cilat pretendojnë se 63-vjeçari ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar të afërmit e tij, ndonëse këta të fundit nuk kanë kryer asnjë punë.

Për këtë arsye, shumë republikanë kanë kërkuar zëvendësimin e François Fillon me kandidatin që zuri vendin e dytë në zgjedhjet partiake, Alain Juppe.

Ky i fundit ka gjetur mbështetje edhe në një sondazh, i cili tregon se nëse ish-kryeminsitri do të garojë, ka më shumë shanse për të mbërritur në fazën e dytë sesa François Fillon.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në mbledhjen që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Në një emision televiziv që u transmetua të dielën, Fillon deklaroi se nuk ka ndërmend të tërheqë kandidaturën.

Megjithatë, ekspertët e politikës franceze janë shprehur se figurat kryesore të republikanëve kanë planifikuar që të ushtrojnë presion me qëllim që partia të përfaqësohet nga një kandidat me më shumë shanse për të triumfuar.
Sigal