Francë, emigrantët tentojnë të kalojnë kufirin me kamionë

481
Është rikthyer sërish kaosi në qytetin Kale të Francës, ku qindra emigrantë kanë tentuar të hipin forcërisht në kamionët që kalojnë eurotunelin, me qëllim arritjen në Britaninë e Madhe. Sic duket qartë kjo është përpjekja e dëshpëruar e qindra njerëzve që kanë ikur nga lufta dhe mjerimi i vendeve të tyre. Një zëdhënës i Eurotunel tha se rreth 200 emigrantë u përpoqen të kalojnë tunelin gjatë natës, duke u përleshur me forcat policore franceze, gjë e cila ka çuar edhe në pezullimin e shërmbimeve hekurudhore. Sipas tij, përpjekja e tyre ishte e koordinuar dhe shumë e organizuar.

Pas këtij kaosi shërbimet e Eurotunel për udhëtarë dhe mallra u pezulluan. Ky është incidentni i radhës i shënuar në Kale, ku mijëra emigrantë kanë ngritur kampet e tyre rreth portit te qyteti me shpresën për të aritur në Britani. Qyteti Kale është një nga pikat e nxehta të përfshira nga kriza e klandestinëve, ku përpos kaosit të krijuar edhe ambienti perreth kampeve duket një xhungël me ligjet e saj. Franca dhe Britania janë zotuar se do të rrisin sigurinë e tunelit pas tensioneve të shkaktuara mes dy shtetve gjatë muajve të verës.
Sigal