Francë, eksploziv në një fabrikë gazi, një njeriu i pritet koka, gjendet flamuri i ISIS

433
Një person që mbante një flamur islamik i ka prerë kokën një personi tjetër dhe ka plagosur disa të tjerë në një fabrikë gazi në lindje të Francës ditën e sotme, raportojnë burimet ligjore të AFP.
Sulmuesi i dyshuar hyri në fabrikë dhe vendosi disa eksplozivë të vegjël, sipas AFP.
Shpërthimet besohet të kenë ndodhur nga përdorimi i bombolave të gazit.
Të paktën një person është arrestuar, edhe pse dyshohet për dy persona, të cilët të dy mbanin flamur islamik.
Mediat franceze raportojnë se sulmuesit janë anëtarët të Shtetit Islamik.
Sulmi erdhi 6 muaj pas tragjedisë së Charlie Hebdo ku mbetën 17 persona të vrarë.
Sigal