Francë, Charlie Hebdo sfidon ISIS: Ju keni armë, ne kemi shampanjë

498
Revista franceze satirike Charlie Hebdo ka një mesazh sfidues për ngjarjet e rënda që ndodhën në Paris. “Ata kanë armë, nuk e kemi problem, ne kemi shampanjë” ky është titulli i madh me të cilin është hapur sot revista satirike.
Në foto shfaqet një njeri duke pirë shampanjë. Vizatimi i bëri jehonë komentit të karikaturistit të revistës Joann Star, i cili mbas të premtes shkroi: “Për jetën” sesa feja. Besimi ynë shkon me muzikën, Puthjet! Jetën! Shampanjë dhe gëzim!
Redakisa e “Charlie Hebdo” u godit nga nje sulm terrorist një vit më parë, ku mbetën të vrarë 12 pjesëtarë të stafit.
Kryeredaktori i saj Riss u shpreh: “Pa e kuptuar, parizienët në vitin 2015 u bënë si londinezët e vitit 1940, të vendosur për mos t’u mposhtur nga frika cfarëdo të ndodhë. Kjo është e vetmja përgjigje që ne kemi për terroristët.” 


Sigal