Francë, Brigitte Bardot publikon një “libër testament”

557
Ish-aktorja franceze, Brigitte Bardot, e cila bën fushatë që prej 40 vitesh për kauzën e kafshëve, publikon në janar një “libër-testament”, që ajo e prezanton si bilanci i ekzistencës së saj, luftës në mbështetje të kafshëve dhe rrëfimi i thellë i antipatisë së saj, njoftoi ajo sot.
“Ky do të jetë bilanci i ekzistencës time. Libri do të titullohet “Lotët e luftës”. Nuk do të shkruaj më kurrë libra të tjerë. Ky do të jetë bilanci i plotë i vizionit tim për gjërat, shoqërinë, mënyrën si është qeverisur, mënyrën si janë trajtuar kafshët në vendin tim”, deklaroi ajo.
Shtëpia Botuese “Plon” e paraqiti veprën si një “testament të kafshëve”, një reflektim i pazakontë, paqësor dhe herë herë i revoltuar, mbi ekzistencën e saj dhe kuptimin e luftës së saj.
Libri i saj i fundit daton në vitin 2003.
“Një britmë në heshtje” (Shtëpia Botuese Rocher) shkaktoi polemika për mbajtjen e qëndrimeve radikale.
Ylli i “Dhe Zoti krijoi gruan” në mënyrë të veçantë, film i Roger Vadim i vitit 1956, sot 83 vjeçe, jeton pranë Saint-Tropez (juglindje) ku kjo militante e zjarrtë e të drejtave të kafshëve publikon komunikata të ashpra kundër gjuetarëve, kopshteve zoologjike, thertoreve apo cirkut.
Ajo do të publikojë nesër në të përditshmen “Le Parisien” një letër të hapur për qeverinë franceze, me rastin e fillimit të një fushate kundër peliçeve nga fondacioni që mban emrin e saj.
Sigal